Prej 5 deri 11 tetor në Dibër mbahet festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”

Gjatë periudhës 05-11 tetor të 2018-s, në Dibër të Maqedonisë do të mbahet edicioni i XVII-të i festivalit teatror “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

Hapja solemne e festivalit do të jetë më 5 tetor, me fillim prej ora 19:00.

Në këtë natë do të paraqiten Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Kosova “Shota” dhe shfaqja përshëndetëse – koreodrama “Kumt”, kushtuar figurës historike Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Kumt” vjen në koreografi dhe regji të Gjergj Prevazit, muzikë të Valton Beqirit, me kostumografi të Vesa Krajës e kurse udhëheqës artistik është Ylber Asllanaj.

Më 6 tetor, me fillim prej ora 19:30 do të prezantohet Teatri i Tetovës me shfaqjen “Volpone” në regji të Sulejman Rushitit.

Më 7 tetor, me fillim prej ora 19:30 do të prezantohet Teatri i Preshevës me shfaqjen “Skicuesi” në regji të Afeida Boricit.

Më 9 tetor, me fillim prej ora 19:30 do të paraqitet grupi i studentëve të diplomuar Universitetin e Tetovës – Fakulteti i Artit Demokratik me shfaqjen “Ëndrra e shtatë studentëve”.

Më 10 tetor, me fillim prej ora 19:30 do të paraqitet Teatri i  Gjilanit me shfaqjen “I vetëm në banesë” në regji të Natyra Kallabës.

Më 11 tetor, me fillim prej ora 19:30 do të paraqitet Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Gratë” në regji të Qëndrim Rijanit.

Pas përfundimit të shfaqjes “Gratë”, më 11 tetor do të ndahen edhe çmimet e festivalit.

Përndryshe, pas çdo shfaqje do të ketë edhe tryezë diskutimi rreth shfaqjes dhe teatrit.

Nga edicioni i XVI-të i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button