Kush janё protagonistё dhe aktorёt pёr dёshtimin dhe fiaskon e referendumit?

Merxhan Jakupi

Shёrbimet sekrete ruse pas fitores sё presidentit amerikan Donald Trump, janё duke bёrё investime pёr dobёsimin dhe pёrçarjen e shteteve tё Bashkimit Europian. Po ashtu shёrbimet sekrete me agjentёt aderojnё nё gjithё Ballkanin. Nёn agjendёn ruse ёshtё boshti Banja Luk-Beograd-Shkup. Ёshtё rryma eurofobiste panosllaviste ortodokse dhe ultranacionaliste, si bёrthamё duket nёn hije dhe margjinale por nё tё ardhmen mund tё ndez konfliktin dhe Ballkani tё rrёshqasё nё luftё. Putini ёshtё duke pёrkrahur partitё dhe qeveritё e djathta, euroskeptikёt mё antiestablishment dhe diskurs populist. Koncepti i vizionit tё politikёs sё jashtme ruse ёshtё largimi i forcave amerikane nga Ballkani, dobёsimi dhe kriza nё BE nё tё ardhmen. Ballkani mund tё shndёrrohej nё njё fushё dhe lojё shahu mes Rusisё dhe Turqisё, shkruan njё kremnolog dhe studjues europian. Kryeministri i Maqedonisё Zoran Zaev, deklaroi hapur se shёrbimet sekrete dhe agjentёt rus tentojnё tё sabotojnё, shantazhojnё qё referendumi pёr pro tё dёshtojё. Por kjo lojё ёshtё doktrina dhe koncepti i vizionit tё Moskёs, qё referendumi tё pёsojё fiasko dhe Maqedonia tё futet nё krizё qё tё mos antarёsohet nё NATO dhe tё ardhmen nё Bashkimin Europian. Shtrohet pyetja se kush janё aktorёt dhe protagonistёt pёr dёshtimin e referendumit?! Tabori ose grupet, eurofobistёt, panosllavistёt, tradicionalistёt, kongresi i diasporёs me disa krerё tё VMRO nё bashkёpunim me agjentёt rus. Grupi i dytё ёshtё simbolik. Janё euroskeptikёt jugonostalgjikёt pro serb mё sё shumti nё Maqedoninё Perёndimore. Kёta janё skeptikё per futjen  e Maqedonisё nё NATO dhe BE duke menduar se duhet tё plotёsojё standartet dhe kriteret. Maqedonia do tё humb hegjemoninё dhe shtetin unitar, mund tё rrёshqasё nё hedonizёm dhe nё tё ardhmen shqiptarёt do tё kёrkojnё ndarjen e pushtetit dhe kantonalizmin ose federalizmin deri nё konfederatё. Shumica e shqiptarёve dhe gjithё partitё shqiptare janё pro referendumit dhe Maqedonia tё antarёsohet nё NATO dhe BE. Mosdalja e njё pjese nё referendum ka tё bёjё me opinionistёt dhe turmёn e manipuluar jashtё subjekteve politike qё ёshtё inferiore se referendumi ёshtё nё favor tё maqedonasve duke menduar qё shteti ёshtё i maqedonasve dhe ato le tё dalin. Janё dhe nacionalo patriotikёt, nacionalo romantikёt  dhe njё pjesё ose individё nacionalo komunistёt. Kёta dogmatistё dhe utopistё mendojnё se me futjen e Maqedonisё nё NATO dhe Bashkimin Europian nё fund do tё betonizohet dhe mbyllet kapitulli i ёndrrёs shumёshekullore bashkimi kombetar, qё do tё thotё ndryshimi i kufijve. Kёta romantikё dhe nacionalo komunistё dalin me lloj lloj kartash pёr bashkimin e trojeve shqiptare duke filluar nga Molla e kuqe,  Novi Pazari deri nё Çamёri. Nacionalo komunistёt e kanё fjalёn pёr individё qё akoma nuk e kanё harruar dashurinё dhe nostalgjinё ndaj Enver Hoxhёs. Vet Enveri ishte nacionalo komunist dhe eurofobist. Ai shpesh ka pёrsёritur frazёn e famshme tё Leninit “Njё Europё e bashkuar ёshtё fitore e borgjezisё dhe do tё keni njё Europё siç janё SHBA, njё fuqi imperialiste qё do tё ishte kanosje dhe rrezik ndaj komunizmit”. Teza e kёtyre individёve dhe opinionistёve nuk do tё thotё se ka pёrfunduar çёshtja e kauzёs dhe statuti i shqiptarёve tё Maqedonisё. Shqiptarёt e Maqedonisё nё tё ardhmen nuk do tё ngelin me statut quo edhe sikurse tё ishte plotёsuar dhe realizuar Marrёveshja kornizё e Ohrit. Nё tё ardhmen, gjeneratat qё do tё vijnё  do tё kёrkojnё ndryshime. Marrёveshja e Ohrit nё tё ardhmen do tё jetё demode e vjetёr. Hyrja nё NATO, pёr shtetet dhe Maqedoninё ёshtё koncepti i ruajtjes sё sovranitetit dhe integritetit territorial. Maqedonia nё strukturat e NATO-s dhe nё familjen europiane si dhe shqiptarёt duke mos cёnuar dhe prekur sovranitetin dhe integritetin e shtetit unitar do tё vazhdojnё tё jenё etnitet i barabartё me maqedonasit qё do tё thotё modeli i shtetit kantonalizёm ose federalizёm. Nё tё ardhmen dy shtete shqiptare, siç thotё shkrimtari dhe publicisti shqiptar Kim Memedi, dy vёllezёrit mё tё mёdhenj dhe mё tё fortё do ta ndihmojnё dhe do tё pёrkujdesen pёr vёllanё mё tё vogёl.

“Mospёrkrahja dhe mosdalja e shqiptarёve nё referendum ёshtё vetёvrasje kolektive”.

Shqiptarёt duhet tё dalin masivisht nё referendum. Kundёrshtimi dhe mosdalja nё referendum ёshtё vetёvrasje kolektive qё do tё thotё pro agjendёs dhe doktrinёs sё Putinit pro VMRO tё forcave tё errёta  panosllaviste ortodokse dhe kundёr NATO dhe integritetit nё shtetet e Bashkimit Europjan dhe familjen europiane. Kёta opinionistё individё dhe disa autorё qё kanё shkruar dhe bёrё agjitacion dhe propagandё pёr mosdaljen nё referendum pa marrё parasysh se kanё vizion dhe qёllime pёr interesat kombёtare, nё tё ardhmen do tё mbajnё pёrgjegjёsi dhe do tё llogariten si mercenarё dhe agjentё tё paguar nga Putini. Referendumi do tё jetё njё moment historik pёr shqiptarёt e Maqedonisё dhe pёr dy shtete shqiptare. Hyrja nё NATO dhe BE si dhe realizimi i kritereve dhe standarteve demokratike kanё faktor kyç  impaktin pozitiv ndaj marrёdhёnieve etnike. Dalja dhe pёrkrahja pa rezerva e shqiptarёve nё referendum ёshtё  reputacion qё garanton stabilitet dhe garanci nё tё ardhmen e kёtij shteti. Shqiptarёt e Maqedonisё do t’i tregojnё maqedonasve dhe fqinjёve se e duan kёtё shtet se i kanё rrёnjёt nё kёto troje dhe nuk kanё shtet tjetёr. Shqiptarёt e Maqedonisё do tё tregojnё se nuk janё popull konfliktual, rebel dhe destabilizues. E duan kёtё shtet dhe gjithmonё e kanё dashur, kanё qenё dhe janё pёr integrimin e Maqedonisё nё familjen europiane dhe sё bashku me maqedonasit do ta ruajnё konceptin e sovranitetit dhe integritetit tё shtetit tё ri “Republika e Maqedonisё sё Veriut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP