Në vitet 1976 dhe 1991 “Vodno” ka qenë e mbrojtur, por më pas është shfuqizuar mbrojtja

“Vodno është zonë e mbrojtur dhe si e tillë duhet që të trajtohet nga ana e shtetit”, janë kategorik ekologët, shkruan “Meta”, transmeton “Portalb”.

Përveç ligjit për mbrojtje të natyrës nga vitit 2004, në të cilin në nenin 18-të shkruan se: “Zonat e mbrojtura të mbrojtura përpara ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, si natyra të rralla,  vazhdojnë të jenë zona të mbrojtura në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji”, prej të cilit një ekzemplar kanë ofruar që t’ia japin zëvendës/ministrit të Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli për shkak të deklaratës së tij, në debatin publik për gazsjellësin nëpërmjet Vodnos se Vodno për fat të keq, nuk është e mbrojtur, ata i theksojmë dy dokumentet, nga vitit 1976 dhe 1991, në të cilat theksohet neni i përmendur, me të cilin mali Vodno është shpallur për mal-park dhe është caktuar mënyra e mbrojtjes së tij.

Në nenin 1 të dokumentit nga viti 1976 qëndron se mali Vodno është shpallur për mal-park dhe thuhet se në cilat kufi mbrohet: “Kufijtë e malit park janë: nga hidrocentrali Matkë, pas rrjedhës së lumit Treska deri në grykën e lumit vardar, kufirit jugor të qytetit të Shkupit me lagjet: Trnodol, Kozle, Kapishtec, Përzhinë dhe Kisella Vodë nëpërmjet rrugës Sopishte-Përzhinë,  më pas nëpërmjet rrugës qarkore që i lidh vendet e banuara Sveta Petka, Çiflik, Sonje e Epërme, Sonje e Poshtme, Rakotincë dhe Sopishte”.

odluka

Në vendimin e vitit 1991, në kuvendin e atëhershëm të Qytetit të Shkupit, janë treguar në mënyrë precize kufijtë e zonës së mbrojtur të malit-park Vodno, duke i përmendur në mënyrë të detajuar parcelat kadastrale. Në të dy dokumentet, kryesisht janë dhënë ndalesat e njëjta për ruajtjen e malit Vodno – ndalim i prerjes, dëmtimit, çrrënjosjes dhe mbledhjes dhe shkatërrimit të botës bimor, ndalohet vrasja, ndjekja dhe shqetësimi i specieve shtazore, por edhe ngritje të objekteve brenda kufijve të zonës së ndaluar, përveç objekteve publike dhe sociale të cilat nuk do ta shkatërrojnë integritetin, gjegjësisht pamjen natyrore të malit”.

odluka 1

Sipas ekologëve, me këtë vendim për ndërtimin e gazsjellësit nëpërmjet Vodnos dhe projektet të cilat janë filluar përpara tij, institucionet shtetërore me vite në mënyrë të vetëdijshme i injorojnë këto fakte, ndërkaq shkatërrimi i malit tolerohet me arsyetimin se nuk është mbaruar revalorizimi i zonës së malit-park i cili duhet të jetë i mbrojtur, që është obligim që del nga tanimë ligji për mbrojtjen e natyrës.

“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga institucionet përkatëse me cilin akt, nëse ai fare ekziston, është miratuar vendimi që të ndalohet mbrojtja e Vodnos”, thotë Andrea Jankov, nga “E dua Vodnon” dhe pyet “nëse Vodno është e pambrojtur, kush është për atë fajtor?”.

Edhe pse në disa raste është kërkuar qëndrim nga zv/ministri për Mjedis Jetësor, Jani Makraduli, megjithatë nga kabineti i tij nuk ka kurrfarë përgjigje.

Pasi që është paralajmëruar se eko-aktivistët e “E dua Vodnon” me mur të gjallë do ta mbrojnë Vodnon, nga vinçat që e ndërtojnë rrjedhën e gazsjellësit, Qeveria në seancën e saj të 22 gushtit e ka obliguar ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të përgatit propozim-ligj për mbrojtjen e Vodnos në afat prej 30 ditëve.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button