IDSCS-ja ftoi qytetarët e Maqedonisë që të dalin në referendum

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS) i fton qytetarët e Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Nga IDSCS-ja thonë se qytetarët duhet të marrin pjesë në referendum, pasi që ai është vendimi i dytë i rëndësishëm për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.

“Referendumi është vendimi i dytë më i rëndësishme për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. Qytetarët duhet aktivisht të marrin pjesë në këtë vendim, dhe ta zgjedhin sovranitetin e tyre, pa dallim se si do të votojnë”, thonë nga IDSCS-ja.

Thirrja për dalje në referendum, sipas IDSCS-së lidhet me vizionin e tyre, që Maqedonia të jetë demokraci e zhvilluar lartë i qytetarëve të lirë dhe aktiv. Misioni ynë është që të ndihmojmë përfshirjen qytetare në sjelljes e vendimeve dhe të fuqizojë kulturën participuese politike. Nga këtu, konsiderojmë se qytetarët në mënyrë informative të sjellin vendim dhe të votojnë në referendum.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button