Nëse dështon referendumi, rrezikohen pensionet

Analistët ekonomik tregojnë se referendumi i dështuar do të kishte pasoja negative në ekonomi. Edhe pse institucionet deri tani kanë folur vetëm për dobitë e integrimeve euroatlantike, skenarin negativ e hapi Shtefan Piter, kryetari i Këshillit të Investimeve të Huaja duke treguar se jostabiliteti që e shkakton dështimi i referendumit do të ndikojë në hyrjen e investimeve të huaja të cilat do të ulen, do të zvogëlohet edhe këmbimi tregtar që do të ndikojë në punësime dhe nga ana tjetër do të humben paratë e fondeve të Bashkimit Evropian (BE), shkruan Nezavisen Vesnik, transmeton Portalb.mk.

Për Goran Rafajllovskin, Maqedonia për momentin është në pozitë të nënshkrimit të marrëveshjes.

“Në ekonomi kur do të nënshkruani marrëveshje dhe kur nuk do ta respektoni, do të thotë që jo vetëm e ardhmja juaj nuk është e garantuar, por është e sigurt se e ardhmja nuk ekziston. Nga ky shkak, nga aspekti ekonomik, do të jetë e tmerrshme nëse referendumi dështon. Pasojat do të jenë të mëdha për Maqedoninë. Ky moment mund të na çojë në situatë që të brengosemi nëse referendumi dështon. Çfarë do të ndodhë nëse Maqedonia i humb privilegjet e BE-së jep për momentin? Nëse drejtimi jonë janë BE dhe NATO, atëherë duhet të dalim në referendum”, tha Rafajllovski.

Ai shtoi se, nëse dështon referendumi,  kontributet e vendeve të punës nuk do të mund t’i mbulojnë pensionet dhe përfitimet sociale.

“Do të ketë ndërprerje të të gjitha investimeve, edhe vendore edhe të huaja, do të ndërprehet marrja e kredive për zhvillim të kompanive. Pensionet, rrogat, përfitimet sociale varen nga vendet e punës. Dhe për momentin, kontributet nga vendet e punës nuk janë në forca të mjaftueshme që t’i mbulojnë pensionet dhe përfitimet sociale. Ulja e numrit të të punësuarve do të thotë ulje e kontributeve në arkë. Gjithashtu do të ketë rritje enorme të ekonomisë gri”, tha Rafajllovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button