Anketë: Në referendum do të marrin pjesë 63% e qytetarëve

Gjithsej 63.3 % nga qytetarët e Maqedonisë do të marrin në referendumin e 30 shtatorit, ndërkaq 67.3% janë për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës, tregon anketa e mendimit publik që e ka zbatuar Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, njofton Portalb.mk.

“Sipas anketës nga 1 deri më 10 shtator të këtij viti, në bazë të 1.218 të anketuarve në gjashtë njësi zgjedhore, në referendum nuk do të dalin 17.4% nga qytetarët, ndërkaq 16.4% nuk janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Greqisë.

Nga të anketuarit, 86.7% vlerësojnë se qytetarët e Maqedonisë pavarësisht dallimeve politike dhe etnike, duhet që të tregojnë bashkim kur është në pyetje anëtarësimi i plotë në BE dhe NATO, ndërkaq 79.8% mendojnë se integrimi euro-atlantik është orientim i rregullt strategjik i shtetit.

Shumica e të anketuarve, gjegjësisht 79.2% vlerësojnë se Prokuroria Speciale në krye me Katica Janevën mirë e kryen punën, ndërkaq 14.4% mendojnë të kundërtën, derisa 6.4% nuk kanë qëndrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button