Gjykata dha urdhër të arrestohen tre dëshmitarë që nuk erdhën të dëshmojnë në seancën e rastit “Toplik”

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale për rastin “Toplik”, gjykatësi Osman Shabani dha urdhër që të arrestohen dhe të dërgohen në gjykatë tre dëshmitarë, informon “Makfaks”, transmeton Portalb.mk.

Shkaku është se ato nuk u paraqitën në seancën e sotme të rastit ku duhej të jep dëshmi. Ata do të sillen të dëshmojnë në seancën e radhës të caktuar për 21 shtator.

Seancën e sotme do të dëshmojë dy dëshmitarë me propozim të Prokurorisë Speciale Publike dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të prokurorit Burim Rustemi dhe avokatëve të të akuzuarve.

Në seancat paraprake prokurorët  e PSP-së  kanë lexuar 608 materiale dëshmuese lidhur me lëndën, ndërsa janë dëgjuar edhe disa biseda telefonike, të cilat dalin nga ndjekja e komunikimeve.

Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski,  si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka përbërë Komision  për oferta publike të cilin e urdhëroi të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokat shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit  “San siti” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të shfuqizimit së marrëveshjes për fajin e Ministrisë,  ky organ shtetëror është obliguar  personit juridik të “San siti” t’i paguajë borxh dhe kamatëvonesë në vlerë prej një milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button