Dhjetëra shtëpi përballen me shpërthime të zjarrit në SHBA

Të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në një seri të shpërthimeve të dyshuara të gazit, që kanë prekur disa pjesë afër Bostonit në Shtetet e Bashkuara të enjten mbrëma.

Policia lokale ka raportuar për “zjarre dhe shpërthime” në dhjetëra prona, transmeton REL.

Qindra persona janë evakuuar dhe njëkohësisht janë ndërprerë shërbimet e gazit dhe energjisë elektrike për të parandaluar incidente tjera.

Shefi i policisë lokale, Michael Mansfield e ka përshkruar këtë ngjarje si “dërrmuese” teksa, i është kujtuar filmi, “Armageddon”.

“Unë kam shërbyer si zjarrfikës për gati 39 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në gjithë karrierën time”, ka thënë Mansfield.

Sipas zyrtarëve, rreth 80 zjarre dhe një numër i shpërthimeve kanë përfshirë shtëpi dhe biznese në qytetet, Laurence, Andover dhe Anodoverin Verior, të cilat gjenden rreth 45 kilometra në veri të Bostonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button