Xhafaj: Numri i emigrantëve në Shqipëri u pesëfishua

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë,Fatmir Xhafaj ta takuar homologun austriak Herbet Kickl në Vjenë.

Takimi është zhvilluar në kuadër të konferencës së ministrave të Brendshëm të vendeve të Ballkanit, pjesëtare të Konventës për Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore.

Ministri Xhafaj deklaroj se “ Shqipëria është përballur me fluks të emigrantëve sivjet. Gati pesëfish është rritur numri i emigrantëve që kanë hyrë vend . Ai mirëpret kontributin e Brukselit, kontributin e Brukselit, Austrisë dhe vendeve të tjera anëtare për të zgjeruar kapacitetet teknike në mënyrë që ta përballojë më së miri këtë fluks migrator në rritje”.

Ndërkaq homologu i Xhafajt, austriaku Herbert Kickl foli mbi shkëmbimin e informacioneve për çështje të sigurisë mes vendeve të BE-së e zgjerimin dhe në Ballkanin Perëndimor, shkruan abcnews.al, përcjellë Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP