Deda: Ndërkombëtarët i kërkuan një emër opozitës si alternativë ndaj Thaçit

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se ata janë të gëzuar për letrën që katër partitë opozitare i kanë dërguar zonjës Mogherini.

“Është një lëvizje shumë e madhe dhe e rëndësishme. Alternativa është për ndaljen e bashkëmendimtarëve të Dobrica Qosiçit që dëshirojnë të rivizatojnë kufijtë e Ballkanit”, deklaroi Ilir Deda në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ilir Deda ka thënë se opozita është lodhë nga lufta Vetëvendosje – PSD.

“Jena lodhë nga lufta Vetëvendosje – PSD. Shpresojmë se përfundon njëherë e përgjithmonë lufta opozitare sepse nuk jemi rival, jemi aleatë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti opozitar ka thënë se i kanë lajmëruar edhe Hoxhajn edhe Limajn se rezoluta e opozitës për kufijtë është e panegociueshme, pastaj shohim.

“Ne u kemi thënë Fatmir Limajt, Enver Hoxhajt dhe deputetëve të AAK se rezolutën e kemi të panegociueshme. Eja po e votojmë rezolutën bashkë dhe e bëjmë platformën e bisedimeve bashkë”, tha ai duke shtuar se ekziston mundësia që edhe këto dyja të bëhen bashkë.

Deda ka thënë se ndërkombëtarët nga muaji maj kanë kërkuar nga opozita të del me një opsion.

“Nga muaji maj përfaqësuesit diplomatik na kanë thënë të dalim me një propozim. Dilni opozita me një propozim. Por ne kemi pasur problem se kush të udhëheq, pasi LDK-PSD-VV nuk bisedonin”, tha ndër të tjera Ilir Deda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button