Ahmeti- Bushati: NATO dhe BE alternativa e vetme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë,  Ditmir Bushati.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi referendumin e 30 shtatorit, marrëdhënieve bilaterale si dhe situatën e përgjithshme politike në rajon.

Ahmeti theksoi se fushata për referendumin po ec në mënyrë të shkëlqyer dhe prania e njerëzve është e kënaqshme, ndërsa pret rezultat absolutisht pozitiv më 30 shtator. Ai falënderoi Shqipërinë zyrtare për mbështetjen e madhe që i jep proceseve integruese euroatlantike të Maqedonisë.

Ahmeti dhe Bushati u shprehën që alternativa e vetme për rajonin e Evropës juglindore është integrimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për situatën në rajon, barazinë gjuhësore si dhe dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button