Mickoski pas takimit me Mogerinin: Qytetaret le ta dëgjojnë zemrën e tyre

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Frederika Mogerini, pas takimit me kryeministrin Zaev dhe presidentin e vendit Gjorgje Ivanov, realizoi takim edhe me liderin e opozitës, kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Miskoski.

Lideri opozitarë Mickoski, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, u bëri thirrje qytetarëve që më 30 shtator të vendosin me krenari dhe dinjitet.

“Ftoj qytetarët e RM-së, maqedonasit dhe të tjerët që të mbajnë krenarinë e tyre dhe të mos bëhen pre e provokimeve të kreut të qeverisë. Ju jeni krenar që jetoni në këtë shtet. Këtu është VMRO-DPMNE-ja e cila gjithmonë ka qenë shtyllë e këtij shteti, ashtu do të jetë edhe më tej. Dëgjojeni zemrën tuaj, dëgjojeni arsyen se si të vendosni në jetë, ashtu veproni edhe më 30 shtator”- tha Hrtistijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Duke komentuar qëndrimin e përmbajtur të VMRO-DPMNE-së ndaj referendumit, Mogerini kërkoi nga aktorët politik në vend të mbajnë llogari për atë se çfarë mund të ndodh në rast se lëshohet ky shans, ku sipas saj BE ka hapur dyert për Maqedoninë.

“ Nuk është punë e imja dhe vendeve anëtarë që të ndërhyjmë në politikën e brendshme, por shfrytëzoj rastin dhe gatishmërinë time që t’i bëj thirrje të gjithëve që ta shfrytëzojnë shansin për të përdorur këtë instrument demokratik dhe të ushtrojnë cilëndo të drejtë që kanë, për ose kundër. Mendoni se çfarë mund të ndodhë më vonë nëse nuk e shfrytëzoni gatishmërinë tuaj në momentin e duhur”- Federika Mogerini, Përfaqësuese lartë e BE-së.

Mogerini nga Çarshia: Ju lutem mos heshtni, në referendum votoni për të ardhmen tuaj (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button