“Destinacioni i Pogba është Barcelona”

Pogba e nisi këtë sezon me Manchester United mes shumë polemikash me Mourinho dhe jo vetëm, duke u folur shumë edhe për një largim të mundshëm të tij, transmeton Top Channel. 

Por pavarësisht këtyre zërave, kampioni i botës vazhdoi të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”, madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit tek ata.

Megjithatë, së fundmi, në Angli shkruajnë se destinancioni i ardhshëm i Pogba do të jetë pikërisht Barcelona. Këtë e bën fakt të kryer “Manchester Evenings”, e cila i referohet një fjalie të agjentit Mino Raiola, i cili dy vite më parë e kishte parashikuar këtë lëvizje në merkaton e verës.

Megjithatë, nëse do të ndodhë një gjë e tillë na duhet të presim ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button