Hoteli i ri “CR7” në Paris. Ronaldo, 6 hotele gjithsej

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Parisin për të ndërtuar hotelin e tij të 6 nën markën “CR7”. Lajmi është publikuar nga grupi i hoteleve “Pestana”, ku futbollisti i Juventusit është aksioner, transmeton Top Channel. 

Në komunikatën për shtyp theksohet se, përurimi i këtij hoteli është parashikuar të bëhet në vitin 2021.

“Hoteli do të jetë me 4 yje dhe do të ketë 210 dhoma. Me këtë kapacitet, ai do të jetë më i madhi i rrjetit CR7”, kanë deklaruar përfaqësuesit e grupit “Pestana”.

“Bëhet fjalë për një investim prej 60 milionë eurosh dhe, si të gjitha hotelet e ndërtuara deri më tani, investimi do të jetë 50 me 50, pra gjysmën e investimit do ta bëjë 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe pjesën tjetër grupi ‘Pestana’”, thuhet më tej në deklaratë.

Ylli portugez ka përuruar në vitin 2016 hotelet e tij të para në Lisbonë dhe në Madeira, në vendlindjen e tij, ndërkohë që brenda vitit 2020 duhet të hapë edhe 3 hotele të tjerë në Madrid, Nju Jork dhe Marakesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP