Zbulohet prapaskena, si e humbi Chelsea talentin Mbappe kur ishte 13 vjeç

Kur ishte vetëm 13-vjeç, ai udhëtoi drejt Londrës për te Chelsea.

Daniel Boga, ish-“scout” i Chelsea-t, ka zbuluar një prapaskenë të 6 viteve më parë me talentin francez, Kylian Mbappe, tashmë në sezonin e tij të dytë te PSG. Kur ishte vetëm 13-vjeç, ai udhëtoi drejt Londrës me mamanë e tij, për të zhvilluar një provë në akademinë e Chelsea-t. Specialistët e bluve të Londrës nuk u bindën plotësisht rreth asftësive të tij, duke i kërkuar që të rikthehej për një provë të dytë. Mirëpo në këtë moment, shpjegon Boga, nëna e Kylian Mbappesë, Fayza Lamari, refuzoi.

“E ftova bashkë me familjen e tij për të kaluar një periudhë prove të Chelsea. Që atë kohë kishte cilësitë që ka edhe sot. Luajti kundër Charltonit dhe fitoi 7-0. Pas një jave, e ftuam në zyrë dhe i thamë: i vlerësojmë shumë cilësitë e tua, por duhet të vish për një provë të dytë dhe më pas do të vendosim. Më kujtohet reagimi i nënës së tij në gjuhën franceze dhe unë duhej ta përktheja. Ajo tha: më dëgjo, djali im nuk do të vijë më, nëse ata e duan, duhet ta marrin tani, në të kundërt, pas 5 vitesh do t’u duhet të paguajnë 50 milionë paundë.”, transmeton “SS”. 

Boga , i cili vendosi të mos ua përkthente këtë ultimatum përfaqësuesve të Chelseat, më tej shpjegon:

“Ai kishte shumë talent, por në Angli donin lojtarë punëtorë, që luanin sa në mbrojtje në sulm. Në atë kohë, ai nuk ishte i tillë. Në fazën mbrojtëse linte për të dëshiruar. Kur merrte topin, ishte i pabesueshëm, por në lojën pa top nuk punoi mirë.”

Kylian Mbappe, pak kohë më pas, iu bashkua akademisë së Monacos dhe vazhdimi dihet. Më shumë se një vit më parë PSG e bleu djaloshin e mrekullive për një shumë totale 180 milionë euro. Sa shumë duhet të jenë penduar te Chelsea!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button