Haradinaj: Çdo lëvizje rreth formimit të Ushtrisë në harmoni me aleatët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova çdo hap lidhur me transformimin e FSK-së në Ushtri e bën në pajtim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Sot qeveria miratoi tri ligjet që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, e që sipas Haradinajt, është përgjigje për nevojat e konsolidimit të brendshëm të shtetit, njofton Koha.net.

“Kompletimi i mekanizmave të sigurisë është investimi më i madh i vendit tonë në të ardhmen e sigurt. Kosova do të ndërtojë një forcë të armatosur, profesionale, multietnike dhe gjithpërfshirëse, të rreshtuar me ushtritë e paqes, bazuar në standardet e NATO-s. Në këtë rrugëtim tonin, do të jemi shumë të kujdesshëm, që secili hap që ka të bëjë me ushtrinë e Kosovës të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë në NATO, posaçërisht me ShBA-në”, ka shkruar ai në Facebook.

Kundër këtij propozimi sot doli presidenti Hashim Thaçi që e cilësoi si vendim të gabuar në këtë kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button