Dimitrov-Bushati: Vendet tona ndajnë vizionin e të ardhmes evropiane

Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë vizion kompatibil për një të ardhme evropiane të të dyja vendeve, i cili si i tillë, në 15 muajt e fundit ka përafruar vendet më shumë, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov pas takimt në Shkup me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashëkt për media, Dimitrov tha se ardhja në Maqedoni e ministrit Bushati vjen në një moment shumë të rëndësishëm për vendin që dëshmon për miqësinë mes dy vendeve, por njëkohësisht flet për rëndësinë që ka për Tiranën zyrtare, hapërimi i Maqedonisë përpara, pasi nga kjo përfiton dhe vet Shqipëria por edhe rajoni.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, tha se në takim është biseduar për temat e takimit të radhës së dy qeverive, për korridorin e 8-të dhe projektet tjera infrstrukturore.

Dimitrov komentoi axhendën e ngjeshur të zyrtarëve të Maqedonisë në prag të referendumit, të cilët në ditët e kaluara, por edhe në ditët në vijim, do të jenë nikoqirë të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë.

“Bota pa një vendosmëri, Maqedonia vendosi të përballet me problemet dhe t’i mbyllë ato bashkë me fqinjët dhe të ecë përpara, dhe ky është thelbi i kësaj përkrahjeje. Njeriu, ose një shtet është i fortë për aq sa ka miq. Sot vjen Sekretari shtetëror norvegjez, dhe tani nëse guxoj të konfirmoj zyrtarisht ardhjen e Sekratarit amerikan të Mbrojtjes, Matis, por do të marr guximin dhe do të konfirmoj këtë”, tha Dimitrov pa shpalosur detaje, megjithatë shtoi se zgjidhja e problemeve të Maqedonisë është edhe në interes të Washingtonit.

Ministri Bushati foli për momentin e rëndësishëm të vizitës së tij në Shkup për sa i përket perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë, duke vënë theksin tek vendosmëria e Shkupit zyrtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy fqinjëve të Shqipërisë.

Ai përsëriti thirrjen për një referendum të suksesshëm më 30 shtator, pasi siç tha, nuk mund të anashkalojë atmosferën më gjithëpërfshirëse e cila mbretëron në Maqedoni.

“Sot për sot ka një atmosferë më gjithëpërfshirëse, një harmoni më të mirë ndërtenike, disa veprime inkurajuese qoftë në raport me Bullgarinë dhe Greqinë sikundër angazhimin e qeverishë dhe mazhorancës aktuale për ligjin për gjuhët që u krijon një mundësi të gjithëve të ndjehen qytetarë me të drejta dhe detyrime të barabarta”, tha Bushati për të shtuar se si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria vazhdon të përkrah Maqedoninë në mënyrë të pakushtëzuar.

Pas takimit të dy ministrave u mbajt takim i delegacioneve mes dy qeverive.

Paraprakisht, ministri Bushati takoi zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ku u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë, pavarësisht sfondit etnik, ideologjik, politik apo kulturor, për të mbështetur këtë proces, i cili është një proces historik i rëndësishëm jo vetëm ndërmjet Shkupit dhe Athinës, por i rëndësishëm gjithashtu përsa i përket stabilitetit demokratik të rajonit dhe situatës së sigurisë.

LEXO: Xhaferi takohet me Bushatin: Maqedonia e çmon mbështetjen e Shqipërisë
LEXO: Osmani takon Bushatin: Integrimet euro-atlantike forcojnë miqësinë mes dy vendeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button