Aksioni artistik urban: Çka nënkupton anëtarësimi në BE?

Iniciativa qytetare “Aksion artistike urban ” së bashku me fushatën “Hapëro përpara! Zgjedhja është e jotja” e dhjetëra organizatave civile organizuan aksion me të cilën qytetarëve,  në një mënyrë tjetër duan t’u tregojnë se çfarë do të thotë anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Sot në afërsi të Bunjakovecit është vendosur instalimi i euros, transmeton Portalb.mk.

“Çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian pas pranimit të euros si valutë ka të drejtë që në monedhat t’i aplikojnë simbolet e tyre. Me këtë aksion ne si grup i artistëve urban vendosëm që në mënyrën tonë, ashtu siç dimë më mirë t’i përkrahim përpjekjet për përafrim të Maqedonisë drejt BE-së”, thonë artistët.

Ndryshe, para disa ditëve organizatat civile e filluan fushatën “Ec përpara! Zgjedhja është e jotja” me të cilën do të mundohen që qytetarëve, nëpërjet aktiviteteve të ndryshme, t’ua ofrojnë Bashkimin Evropian dhe politikat e tij.

Me gazeta, video-spote, debate, takime – OJQ-të do t’i informojnë qytetarët për referendumin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button