Manifestimi “Omer Kaleshi fitues i çmimit Nënë Tereza 2018” nesër në Kërçovë (FOTO)

Pasi që marrja e çmimit shtetëror “Nënë Tereza” erdhi si rezultat i propozimit të shoqatës kulturore “ArTact-uS”, kjo shoqatë do të organizojë manifestimin kulturor “Omer Kaleshi fitues i çmimit shtetëror Nënë Tereza 2018”, njofton Portalb.mk.

Manifestimi do të mbahet më 14 shtator, nesër, në Pallatin e Kulturës “Koço Racin”- Kërçovë me fillim prej orës 19:00. Në të do të flitet për jetën dhe veprimtarinë artistike të piktorit Omer Kaleshi dhe do të promovohet libri i tij, duke u shoqëruar nga pikturat dhe muzika e artistëve të rinj të Kërçovës.

Përndryshe, manifestimi vjen pasi që piktori Omer Kaleshi u dekorua me çmimin shtetëror, “Nënë tereza”.

Omer Kaleshi është edhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Ka lindur në Kërçovë të Maqedonisë. Përveç në Maqedoni, veprimtarinë artistike e ka zhvilluar edhe në Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Britani të Madhe dhe Francë. Përvoja dhe dija disa dekadëshe ka numëruar mbi 50 ekspozita në shtete të ndryshme, pjesa dërmuese e tyre edhe në Francë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button