Osmani takon Bushatin: Integrimet euro-atlantike forcojnë miqësinë mes dy vendeve

ëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takim u hapën tema lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen dy vendet në afrimin drejt BE-së, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

“Vizita e z. Bushatit, në këtë periudhë posaçërisht të rëndësishme për vendin, në kohë kur merren vendime historike për të ardhmen tonë, dhe mbështetjen e tij për aspiratat tona euro-atlantike, çmoj si akt i miqësisë, nga ana e Republikës së Shqipërisë drejt Republikës së Maqedonisë”- theksoi Osmani, duke i shprehur mirënjohje Qeverisë, dhe mirënjohjen e tij personale për kontributin me ballafaqimin e sfidave për vendin tonë.

“Të dyja vendet morën kornizë precize kohore për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm, duke kyçur drejtime dhe vërejtje për suksesin e procesit, që paraqet nxitje plotësuese për përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve” – theksoi Osmani, duke potencuar, mbështetjen e ndërsjellë edhe më të fuqishme në ballafaqimin me sfidat e integrimit evropian; por edhe thellim e marrëdhënieve të ndërsjella, për të cilat u potencua se janë në nivel të lartë; si dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e transportit, energjetikës dhe këmbimit ekonomik.

“Në frymën e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga z. Bushati mora bindjen dhe kërkova, që Shqipëria si vend – anëtar i NATO-s, do ta shfrytëzojë këtë pozitë për ti ndihmuar vendit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në aleancën Veri-Atlantike” – theksoi Osmani, duke potencuar përvojën e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si potencial të rëndësishëm për shkëmbimin e kolegëve nga Shqipëria.

Në kuadër të takimit, dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në mënyrë aktive ta mbështesin edhe iniciativën trelaterale për rajonin e Prespës të Eurokomesarit Johanes Han, me të cilën tre vendet, Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia do ti hapin kufijtë lokale dhe do ta mbështesin programin për mbrojtje dhe zhvillim të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button