“Do të tregojmë gjithçka, kur do të vijë koha”, tha Sergjan Kerim pasi e morën në pyetje në Prokurorinë Speciale

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), njeriu i parë i Media Print Maqedoni (MPM), Sergjan Kerim ka deklaruar se do të tregojë gjithçka kur do të vijë koha, transmeton Portalb.mk.

“Do të tregojmë gjithçka, kur do të vijë koha”, tha Kerim në dalje nga PSP-ja.

Përndryshe, njerëzit e parë të Media Print Maqedoni (MPM), Serxhan Kerim dhe Jana Stanisavlleva, sot janë marrë në pyetje nga Prokurorinë Speciale Publike (PSP), në kuadër të hetimit për keqpëdorimet financiare në ndërmarrjen nën pronësi të së cilës kanë qenë gazetat “Dnevnik”, “Vest” dhe “Utrinski”.

Nga PSP-ja e kanë konfirmuar informacionin duke shtuar se bëhet fjalë për procedurë hetimore.

LEXO: Falimentimin e MPM-së do ta hetojë PSP-ja

Procedura për keqpërdoritmet financiare në MPM ka hapur Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, pasi që Sindikata e Pavarur e Gazetarëve parashtroi padi penale. Kompetencën për hetim të krimit ekonomik eventual në MPM e mori PSP-ja, sepse ka dalë nga përgjimet ilegale, “bombat”.

Nga PSP-ja do të hetohet për atë se si u mbyllen gazetat e MPM-së, si dhe hetimi për hamendjet për keqpërdorim të pozitës zyrtare për udhëheqësit e atëhershëm të ndërmarrjes, Serxhan Kerim dhe Jana Stanisavlleva.

LEXO: Kamçev e ka shitur pjesën e tij në MPM

Hetuesit e PSP-së vitin e kaluar hyrën në hapësirat e MPM-së, themeluese e së cilës deri para hetimit ishte Qendra Grafike Shkup që ishte në pronësi të Holdingt Orka të Orce Kamçev.

MPM-ja tash është në procedurë falimentuese.

LEXO: Radikalizohet greva e gazetarëve të MPM-së
LEXO: PSP ka hyrë në MPM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button