Xanakopulos: Ekziston shumicë në Kuvendin e Greqisë që të ratifikohet Marrëveshja për Emrin

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministri pa resor i Greqisë, Dimitris Xanakopulos, në një intervistë për radion greke “Real FM”, edhe njëherë e përsërit qëndrimin se Marrëveshja e Greqisë pa problem do ta ratifikojë Marrëveshjen për Emrin, njofton Portalb.mk.

“Gjithsesi do të kalojë në Kuvend. Mundet çdokush t’i numërojë deklaratat politike të dhëna deri më tani dhe të shohë se ekziston shumicë reale që të kalojë Marrëveshja për Emrin dhe të ratifikohet në Kuvend. Sipas kësaj, nuk ekziston asnjë çështje, asnjë arsye për ne, të hapim në këtë moment diskutim parazgjedhor, diskutim zgjedhor ose diçka të tillë”, thotë Xanakopulos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button