“Rikthejmë Milanin aty ku e meriton”

Në një intervistë për mediat italiane mesfushori argjentinas, i cili është truri i skuadrës së Gattusos në mesfushë është shfaqur i sigurt se kuqezinjtë do të zhvillojnë një kampionat pozitiv.

Lucas Biglia ka bindjen se ky do të jetë sezoni i duhur që Milani të rikthehet në vendin e duhur, aty ku i takon në UEFA Champions League, transmeton TCH.

“Objektivi ynë është të çojmë Milanin aty ku i takon, pra ta mbyllim kampionatin mes 4 skuadrave të para për t’u rikthyer në Champions League. Duhet ta ngrem stekën krahasuar me një sezon më parë për t’u rikthyer tifozëve tanë entuziazmin që u mungon” nënvizoi Lucas Biglia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button