Rrëzohet një avion me 600 kilogramë kokain

Policia në Honduras kumtoi se është rrëzuar një avion zviceran me 600 kilogramë kokain në të.
Zëdhënësi i Ministrisë së Sigurisë Hektor Ivan Meia mbrëmë deklaroi se një pilot humbi jetën, ndërsa tjetri është lënduar rëndë.

Avioni me dy motorë, i cili fluturonte nga Kolumbia është rrëzuar dje derisa e ndiqnin avionë dhe helikopterë të Qeverisë së Hondurasit.

Droga është djegur, kur fluturakja u rrëzua.

Honduras është shteti kryesor transitor për transport të kokainës nga Amerika e Jugut dhe SHBA-të. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button