Botërori i vitit 2030, Spanja vendos kandidaturën

Duket larg, por vitet ikin shpejtë dhe Spanja ka hedhur kandidaturën që tani për të organizuar Botërorin e vitit 2030.

Ditën e sotme presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është takuar me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe presidentin e federatës Luis Rubiales, transmeton TCH.

Për momentin sipas asaj që raporton AS dy janë hipotezat që i janë paraqitur presidentit të FIFA-s, Infantino. Hipoteza e parë është ajo për ta organizuar Botërorin e vetme ndërsa hipoteza e dytë është ajo e një kandidature të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun.

Megjithatë federata spanjolle e futbollit po shtyn më shumë drejt kandidaturës së vetme të Spanjës, duke patur parasysh edhe rotacionin e kontinentëve që po bën FIFA për zhvillimin e Botërorëve.

Dy të radhës do të zhvillohen në Azi dhe Amerikën e Veriut, pikërisht në 2022 në Katar dhe në 2026 në SHBA-Meksikë dhe Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP