Lansohet edhe iPhone Xr, telefoni i volitshëm nga Apple për këtë vit (FOTO)

Apple ka njoftuar një hyrje të re në gamën e re të iPhone-ëve të këtij viti, iPhone Xr.

iPhone XR, i cili u njoftua së bashku me iPhone Xs dhe iPhone Xs Max të ri, ndan shumicën e teknologjisë së telefonave më të fuqishëm, por vjen me një lloj tjetër të ekranit.

iPhone Xr vjen në tre konfigurime magazinimi: 64GB, 128GB dhe 256GB. Xr do të kushtoj 749 dollarë.

Për sa i përket harduerit, iPhone Xr vjen i instaluar me procesorin më të fundit të Apple 7nm A12, ndërsa ekrani Liquid Retina është me përmasë 6.1 inç, i cili është më i madh se ai i instaluar në iPhone Xs, megjithatë paneli është LCD dhe jo një OLED.

Kamera e iPhone Xr paketon një konfigurim me një lente të vetme – e njëjta kamerë me kënd të gjerë që është instaluar në iPhone Xs.

 

Jetgjatësia e baterisë, në krahasim me iPhone 8 Plus, është përmirësuar për 90 minuta. Ju mund të para-porositni telefonin më 19 tetor, dhe do të jetë në dispozicion më 26 tetor. Xr vjen në ngjyre të zezë, të bardhë, të kuqe, të verdhë, koral dhe blu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button