Si ta përdorni uthullën e mollës si ilaç?

Uthulla e mollës dihet që ka shumë benefite për shëndetin e njeriut prandaj edhe duhet konsumuar në baza ditore.

Thjesht shtoni dy lugë gjelle uthull molle në ujë të vakët. Më pas, shtoni dy lugë gjelle mjaltë në këtë përzierje.

Kjo përzierje përmirëson shëndetin tuaj të përgjithshëm, përmirëson tretjen, qarkullimin e gjakut dhe është një kombinim shumë i mirë për luftimin e viruseve dhe infeksioneve, transmeton Klan Kosova.

Nëse nuk e keni ditur, uthullën e mollës mund ta përdorni si ilaç në rastet si më poshtë:

Ftohjet

Nëse dëshironi që të largoni ftohjen sa më shpejt, bëni një gargarë me uthull molle të pastër. Edhe nëse e përzieni me mjaltë, ky kombinim do të ketë efekt.

Dhimbjet e kokës

Përzieni dy lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë gjelle uthull molle. Përzieni mirë këta dy përbërës dhe konsumojeni këtë lëng. Kjo do të bëjë që dhimbja e kokës të zhduket për disa minuta.

Tensioni i lartë i gjakut

Shtoni dy lugë uthull molle në një gotë ujë. Konsumojeni këtë pije tre herë në ditë për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Lodhje kronike

Në një filxhan mjaltë shtoni tri lugë gjelle uthull molle. Vendosni këtë përzierje në një kavanoz. Konsumoni dy lugë gjelle nga kjo përzierje, para se të shkoni në gjumë.

Dhimbje në sinus

Vendosni pak uthull molle në një gotë me ujë dhe konsumojeni atë. Ju duhet ta bëni këtë shtatë herë në ditë.

Djegiet

Vendosni pak uthull molle në vendet ku keni djegie, disa herë në ditë. Ju do të zvogëloni dhimbjen dhe skuqjen në këtë zonë.

Aknet

Përzieni ujin me uthull molle. Pastrojeni fytyrën tuaj me këtë përzierje, tri herë në ditë.

Obeziteti

Çdo mëngjes, në stomak të zbrazët, konsumoni dy gota me ujë dhe uthull molle. Konsumohet që këtë pije ta konsumoni për të paktën dy muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button