Mësoni cila është mënyra natyrale për të qetësuar dhimbjen e kokës

Një dhimbje koke nuk është aspak e këndshme, sidomos kur ajo ju godet në punë apo në rrugë. Menjëherë pas shenjave të para të dhimbjes njerëzit janë të prirur që t’i drejtohen konsumimit të pilulave të ndryshme për ta qetësuar.

Por kjo nuk është aspak një mënyrë e mirë. Doktorët thonë se trajtimi i saj me mënyra natyrale do ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më të shëndetshëm. Në po ju listojmë disa metoda të thjeshta për largimin e dhimbjes me mënyra natyrale, transmeton Lajmi.net.

Konsumoni ujë
Studimet kanë treguar se kur trupi ka sasi të pakta uji është më i prirur që të preket nga sëmundjet e zakonshme.

Ndaloni alkoolin
1/3 e njerëzve që konsumojnë alkool vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës dhe migrena.

Flini gjumë në orare të përcaktuara
Pagjumësia dhe çrregullimi i orareve janë një arsye shumë e fortë për fillimin e dhimbjes së kokës.

Rregulloni dietën ushqimore
Dieta ushqimore është mjaft e rëndësishme për çdo sëmundje. Konsumimi i tepërt i bulmetrave dhe yndyrave shkakton dhimbje të forta koke.

Qetësohuni duke bërë fiskulturë
Menjëherë sapo dhimbja e kokës të nisë është shumë e këshillueshme që të bëni ushtrime fizike. Nëse shikoni televizor, lexoni libra ose rrini me telefon dhimbja nuk do të qetësohet asnjëherë, prandaj disa ushtrime të lehta do ju bënin të ndiheshit më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP