Haradinaj pas takimit me Menduh Thaçin: Referendumi i suksesshëm është në interes të shqiptarëve në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot u takua me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçi, pas së cilës ha se “shqiptarët duhet të përcaktohen për Maqedoni në BE dhe NATO”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

“Sot e kisha rastin të takohem zyrtarisht me Menduh Thaçin dhe të bisedojmë për temat aktuale këtu dhe në Maqedoni, ndërsa posaçërisht për temën e përbashkët – shqiptarët. Themi ‘po’ për referendumin në Maqedoni dhe për anëtarësimin e saj në NATO”, deklaroi Haradinaj pas takimit.

Zëri “pro” referendumit për emrin e Maqedonisë, sipas Haradinajt, është në interes të shqiptarëve dhe të stabilitetit të rajonit, ndërkaq orientimi euroatlantik është garanci për ardhmërinë e tyre.

Lideri i PDSH-së ka deklaruar se partitë e shqiptarëve në Maqedoni punojnë për sigurimin e rezultatit pozitiv në referendumin e 30 shtatorit.

“Çështje kryesore për të cilën biseduam sot ishte referendumi në Maqedoni. Ky është moment historik për shqiptarët në Maqedoni dhe të gjitha partitë politike shqiptare punojnë në këtë aspekt”, deklaroi Thaçi.

Ai shprehu optimizëm se rezultati i votimit në referendum do të jetë pozitiv.

“Besoj se do të jetë pozitiv sepse këtë ia kemi borxh Perëndimit”, tha Thaçi duke shtuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekte edhe në Maqedoni edhe në rajon.

Duke folur për proceset e brendshme në Kosovë, kryeministri i Kosovës tha se me presidentin Hashim Thaçi takohet vazhdimisht, bisedon për të gjitha temat dhe kanë qëndrime të ndryshme për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Mendoj se Kosova, përveç që ka dhimbje të mëdha, megjithatë gjen forca të ecë përpara drejtë NATO-s dhe BE-së. Jemi shumë të interesuar për gjetjen e zgjidhjes, por kjo nuk mund të arrihet përmes këmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve”, tha Haradinaj pas takimit me Thaçin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button