Koreja J. do t’i propozojë Koresë V. bashkorganizimin e Olimpiadës 2032

Koreja e Jugut planifikon t’i propozojë Koresë së Veriut që bashkërisht të bëjnë ofertën për organizimin e Lojërave Olimpike Verore më 2032, tha ministri jugkorean i Sportit, transmeton REL.

“Planifikoj t’ia bëj këtë propozim Veriut. Seuli dhe Phenjani do të ishin bashkënikoqirë”, tha Do Jong-hwa për gazetarët në Tokio.

“Bashkorganizimi i Lojërave do të pasonte suksesin e Olimpiadës Dimërore të këtij viti në Korenë e Jugut, ku pjesëmarrja e Koresë së Veriut ndihmoi në zbutjen e tensioneve në Gadishull”, shtoi ministri.

Dy Koretë kanë formuar për herë të parë ekip të përbashkët olimpik për lojërat në Pjongçang.

Dy fqinjët kanë diskutuar për bashkorganizimin e Olimpiadës Verore në Seul më 1988, por negociatat kanë qenë të pasuksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button