Mogerini nga Çarshia: Ju lutem mos heshtni, në referendum votoni për të ardhmen tuaj (FOTO+VIDEO)

Ju lutem mos mbani mend më 30 shtator, kur të dilni votoni ju e keni çelësin për BE, mos heshtni përpara ardhmërisë suaj. Nuk mundet që ta lëshoni këtë mundësi, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev në Çarshinë e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Ajo shtoi se këto nuk janë zgjedhje, por as diçka që lidhet me politikën.

“Patjetër duhet të jeni të sigurt se më 1 tetor ju keni bërë zgjedhje për ardhmërinë tuaj, gjegjësisht keni vendosur për ardhmërinë e fëmijëve tuaj”, tha Mogerini.

Sipas saj, me zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe zbatimin e vlerave evropiane, Maqedonia shkon drejt BE-së. Mogerini gjithashtu tha se Maqedonia ka rezultate të mëdha të cilat përpara një viti e gjysmë ka qenë të paparamenduara, dhe për atë, BE-ja e ka shpërblyer në qershor duke ia hapur rrugën për bisedimet hyrëse, transmeton Portalb.mk.

Zaev - Mogerini
Zaev – Mogerini

Mogerini përsëriti se dyert e BE-së janë të hapura për shtetin tonë. Ajo porositi se bashkë mund të arrihet prosperitet dhe siguri në BE. Mogerini disa herë e përsëriti këtë mundës, që nuk guxon të lëshohet.

“Guximi politik kulmoi me momentin historik të cilin e përshëndeti tërë Evropa, a ai ishte nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë. Unë isha krenare që mora pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për Emrin në Prespë. Vendi juaj ka avancim të madh në rrugën drejt BE-së. Kjo është arritje e madhe për të gjithë këtu, për të gjithë qeveritë dhe opozitën”, tha Mogerini.

Ajo gjithashtu tha se përgjegjësia është te të gjithë, edhe te presidenti i shtetit, opozita, por edhe te qyetarët.

“Unë jam krenar që jam sot këtu, kur në këtë ditë për herë të parë një kryeministër i Maqedonisë ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Evropës. Fjalimi i kryeministrit mori duartrokitje, pasi që e përshkruajtët perspektivën evropiane. Krenar për mua është që të jem në Shkup. Për ju dhe për mua është shumë e qartë, pasi që i ndajmë të njëjtat mendime në Bashkimin Evropian. Ne presim me padurim të ju shohim në union”, tha Mogerini.

Osmani - Mogerini - Zaev
Osmani – Mogerini – Zaev

Nga ana tjetër, Zaev e falënderoi për përkushtimin e saj dhe të përfaqësuesve të Bashkimin Evropian dhe tha se qytetarët duhet të vendosin më 30 shtator për ardhmërinë e vendit. Ai shprehu bindjen që referendumi do të ketë sukses, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, paraprakisht, Zaev dhe Mogerini, në shoqëri të zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ambasadorit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësues tjerë nga Qeveria e Maqedonisë dhe BE-ja, pasi shëtitën në Çarshinë e Shkupit, janë ulur në një lokal për të shijuar çajin e Çarshisë së Shkupit

Zaev dhe Mogerini sot kanë rrugëtuar bashkë nga Strasburgu pas pjesëmarrjes në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Me këtë rast, Zaev sot ka mbajtur fjalim përpara eurodeputetëve.

Eurodeputetët u ngritën në këmbë dhe e duatrokitën fjalimin e Zaevit në Parlamentin Evropian (FOTO+VIDEO)

Përveç Mogerinit, sot për vizitë zyrtare në Maqedoni ka qëndruar edhe ndihmëssekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel, por edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati.

LEXO: Dimitrov-Miçel: SHBA jep përkrahje për referendum të suksesshëm dhe implementim të marrëveshjes me Greqinë
LEXO: Dimitrov-Bushati: Vendet tona ndajnë vizionin e të ardhmes evropiane

Nga ana tjetër, sekretari i SHBA-së për Mbrojtje, Xhejms Matis, ka paralajmëruar se këtë vikend do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin për çështjen e emrit, por edhe shqetësim për shkak të përzierjes së mundshme të Moskës në këtë proces.

Ndërsa siç mësoi Portalb.mk, më 17 dhe 18 shtator, eurokomesari Johanes Han do të qëndrojë në Shkup. Vizita e Hanit në Maqedoni vjen në kuadër të ngjarjeve “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”.

LEXO: Sekretari amerikan i Mbrojtjes Matis, gjatë vikendit do ta vizitojë Maqedoninë
LEXO: Më 17 dhe 18 shtator Johanes Han vjen në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button