Basha takon Veselin: Theksi për Kosovën dhe rajonin është uniteti

Pas Metës kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se në këto kohë sfidash theksi për Kosovën dhe rajonin është uniteti, transmeton Top Channel. 

“Theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është uniteti. Por edhe bashkimi i faktorit të Kosovës por dhe të Tiranës, për të’i shërbyer interesit kombëtar, interesit të popullit të Kosovës që është sovrani. Duhet parimi i pacenueshmërisë se kufijve, dhe përcaktimi i qartë i Kosovës si anëtare në NATO dhe në BE, rruga e të cilës kalon përmes reformave. PD ka mbështetur dhe mbështet dialogun midis Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të normalizimit të dy vendeve”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button