Takimi Basha – Veseli: Uniteti është theksi për Kosovën dhe rajonin

Pas Metës kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se në këto kohë sfidash theksi për Kosovën dhe rajonin është uniteti.

“Theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është uniteti. Por edhe bashkimi i faktorit të Kosovës por dhe të Tiranës, për të’i shërbyer interesit kombëtar, interesit të popullit të Kosovës që është sovrani. Duhet parimi i pacenueshmërisë se kufijve, dhe përcaktimi i qartë i Kosovës si anëtare në NATO dhe në BE, rruga e të cilës kalon përmes reformave. PD ka mbështetur dhe mbështet dialogun midis Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të normalizimit të dy vendeve”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button