Lloris gjobitet me 56 mijë euro, drejtonte automjetin i dehur

Kapiteni i Tottenhamit, portieri francez Hugo Lloris është gjobitur me 50 mijë paund (rreth 56 mijë euro) dhe me ndalesë që të ngasë automjetin për 20 muaj, pasi e drejtonte atë në gjendje të dehur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lloris më 24 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, gjatë një kontrolli rutinë u ndalua nga policia e Londrës, e cila konstatoi se ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur, duke ngritur padi kundër tij.

Portieri francez sot në Gjykatën në Westminister pranoi se ka ngarë automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Lloris në Kampionatin e fundit Botëror “Rusi 2018” mbronte portën franceze në ndeshjen finale kundër Kroacisë. Francezët triumfuan me rezultatin 4:2 dhe fituan titullin e dytë të kampionit të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button