Mickoski nuk e pranon kushtin e Zaevit: Mendimi për bojkotimin në fund të duelit

Lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e ka pranuar kushtin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, pasi që ka deklaruar se mendimin për bojkotimin e referendumit do ta shpreh në fund të duelit televiziv, transmeton Portalb.mk.

“Do t’i tregoj në fund të duelit të Zaevit se çfarë mendoj për bojkotin, ai duhet të motivohet, dhe të mos ikë nga e vërteta dhe ta pranojë debatin”, tha Mickoski.

Kjo deklaratë erdhi pasi që kryeministri Zaev sot tha: “E pranoj debatin, nëse Mickoski është kundër bojkotimit të referendumit”.

LEXO: Zaev: E pranoj debatin, nëse Mickoski është kundër bojkotimit të referendumit

Ndryshe, dje Mickoski pasi që deklaroi se qytetarët në referendum të votojnë në bazë të bindjeve vetanake, kërkoi duel televiziv me Zaevin, pasi që sipas tij, “në tryezë kemi marrëveshje dhe shumë çështje për të cilat Zaevi duhet të japë sqarim deri para 30 shtatorit”.

LEXO: VMRO-ja e bëri të ditur qëndrimin për referendumin, por Mickoski ka një kërkesë për Zaevin

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten njoftoi se do të zhvillojnë fushatë transparente, të paanshme dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykim dhe me respektim të vullnetit të qytetarëve. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

LEXO: Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë filloi fushata për referendumin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button