Ahmeti – Thaçi: Qytetarët e Maqedonisë masivisht të votojnë “për” në referendum

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup presidentin e Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçin.

Ahmeti dhe Thaçi kanë bashkëbiseduar rreth referendumit të 30 shtatorit si dhe zhvillimeve në rajon, me theks të veçantë mbi dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti njoftoi Thaçin mbi mbarëvajtjen e fushatës për referendum duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka zbatimi i suksesshëm i Marrëveshjes së Prespës.

“Ahmeti dhe Thaçi u dakorduan që shqiptarët dhe në përgjithësi të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të dalin masivisht dhe të votojnë PRO integrimit në NATO dhe BE. Bashkëbiseduesit konkluduan që e vetmja e ardhme për vendet e Evropës Juglindore, që siguron paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet, është integrimi euroatlantik. Ahmeti mbështeti tërësisht përpjekjet intensive të institucioneve të Kosovës me ndihmesë ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare të dialogut me Beogradin mbi demarkacionin e kufirit.  Koha është për një Evropë Juglindore të integruar tërësisht në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Takimi Zaev – Thaçi: Rritje e shkëmbimit tregtar, me ndërtimin e gazsjellësit dhe autostradës Maqedoni – Kosovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button