SHBA paralajmëron Iranin për çdo sulm ndaj subjekteve amerikane në Irak

Shtëpia e Bardhë mbrëmë paralajmëroi se do ta konsiderojë përgjegjës Iranin për çfarëdo sulmi ndaj aleatëve të saj në subjektet diplomatike amerikane në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në një njoftim me shkrim theksoi se Irani nuk ka bërë asgjë për të penguar sulmet e grupeve që i financon, stërvit dhe armatos në Irak.

“SHBA-të do ta konsiderojnë regjimin në Teheran përgjegjës për çdo sulm ndaj personelit ose stafit të administratës amerikane në Irak. Përgjigjja e Amerikës e shpejtë dhe vendimtare”, porositi Sanders.

Paralajmërimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi pas kërcënimeve që misionet diplomatike të SHBA-ve në Irak morën fundjavën e kaluar.

Të shtunën, disa raketa u shkrepën drejt aeroportit në Basra, një qytet në jug të Irakut, në të cilën ndodhet edhe konsullata amerikane. Në të njëjtën kohë, incidente të ngjashme u raportuan gjithashtu në Bagdad, në të ashtuquajturën Zona e Gjelbër ku ndodhet ambasada e SHBA-ve.

Incidentet ndodhën në kulmin e protestave antiqeveritare të nisura në Basra, në të cilën të premten u dogj edhe ndërtesa e konsullatës iraniane. Bëhet fjalë për një rajon në jug të Irakut në të cilin jeton kryesisht popullsia shiite, e cila njihet për bashkëpunimin e ngushtë me Iranin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button