“Metamorphosis”, MSHIA dhe MASH i thërrasin të gjitha shkollat të përfshihen ne javën evropiane të kodimit

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorphosis”” i thërret të gjithë mësimdhënësit dhe profesorët të paraqiten në javën evropiane të kodimit (EU Code Week 2018) e cila do të mbahet në mes 6 dhe 21 tetor 2018 në lokacione të ndryshme në më shumë vende të Evropës.

Java e kodimit është iniciativë e mbështetur nga Komisioni Evropian, e njëjta është lansuar për herë të parë në vitin 2013 dhe ka për qëllim rritjen e aftësive digjitale në Evropë.  Në kuadër të javës evropiane të kodimit në vitin 2017 ishin të mbajtura gjithsej 25.089 ngjarje në 52 vende të botës, kurse morën pjesë mbi 1 milion pjesëmarrës. Maqedonia në mënyrë aktive merr pjesë në Javën evropiane të kodimit nëpërmjet paraqitjes në ngjarje në institucione të ndryshme arsimore kurse këtë vit dëshirojmë qe të kemi pjesëmarrje më të madhe të shkollave maqedonase me çka do të rritej interesi dhe aftësia themelore tek të rinjtë për programim dhe zhvillim të aftësive digjitale.

Me regjistrimin një ngjarje secila shkollë jep kontributin për ngritjen e ndërgjegjes te më të rinjtë për zhvillim të aftësive digjitale si qëllim strategjik të rëndësishëm për vendet e Bashkimit Evropian. Ky angazhim ishte i potencuar dhe në kornizë të Samiti digjital të vendeve të Ballkanit perendimor në Shkup ku përkrahje morëm dhe nga eurokomisarja Marija Gabriel.

Si pjesë e javës evropiane të kodimit mund të marrë pjesë çdo mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Maqedonisë me paraqitjen e n1 orës së mësimi (jashtë ose brenda programit mësimor) e cila do të mbahet në kuadër të Javës evropiane të kodimit.

Si të bëheni pjesë e Javës evropiane të kodimit? ​ http://events.codeweek.eu/guide/

Paraqitja e orës përkushtuar programimit bëhet përmes regjistrimit të mësimdhënësit, institucionit arsimor dhe termini i web-lokacionit zyrtar. përveç kësaj, është e nevojshme të krijohet profil me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Afati për paraqitje është 6 tetor 2018.

Linku për paraqitje: http://events.codeweek.eu/login/?next=/add/

Të gjithë të paraqiturit të cilët do të mbajnë orë mësimi në kornizë të javës evropiane të kodimit do të marrin certifikatë për pjesëmarrje.

Si pjesë e Javës evropiane të kodimit Fondcionit “Metamorphosis” ka bërë thirrje për ndarjen e Granteve deri në 300 euro nga programi “Meet and Code” për projekte më të mëdha në të cilën mund aplikohen parteritete nga organizata qytetare dhe shkolla.

Në këtë mënyrë mësimdhënësit mund të dërgojnë idetë e tyre (planin mësimor) për ngjarjen më së voni deri më 15 shtator 2018 nëpërmjet web-lokacionit të “Metamorphosis”. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin kompensim monetar dhe mundësi për çmim. Shikoni cilat janë kushtet për aplikim për grant të “Meet and Code” përmes Metamorfozis dhe cilat janë kriteret për zgjedhe të ideve të dorëzuara.

Kushtet për aplikim për grant të “Meet and Code2″ mund t’i shihni në ueb-faqen e “Metamorphosis”: ​http://metamorphosis.org.mk/aktivnosti_arhiva/grantovi-za-meet-and-code-2018-aplicirajte-do-15-ti-septemvri/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button