VMRO-ja e bëri të ditur qëndrimin për referendumin, por Mickoski ka një kërkesë për Zaevin

Me fjalën “Se në fund do të fitojë Maqedonia”, lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se ka mbaruar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, në të cilën është marrë qëndrim, që qytetarët të votojnë në referendum në bazë të bindjes vetanake, njofton Portalb.mk.

“Kjo nuk është çështje vetëm e Mickoskit apo VMRO-DPMNE-së, as vetëm e Zaevit apo LSDM-së, por e tërë Maqedonisë. Në këtë moment historik, VMRO-ja, pas konsultimit me qytetarët, për bojkotim apo kundërshtim të referendumit, dhe pas konsultimeve me ndërkombëtarët dhe anëtarët e partisë, sërish vlerësoi se kjo marrëveshje është e dëmshme për Maqedoninë, dhe prandaj ne do t’ua lëmë qytetarëve, që vendimin për referendumin ta marrin në bazë të bindjes vetanake”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski në fund të fjalimit ka kërkuar duel nga kryeministri Zoran Zaev, pasi që siç tha ai, “në tryezë kemi marrëveshje dhe shumë çështje të cilat duhet t’ju sqarohen qytetarëve para 30 shtatorit”.

“Hajde në tryezë, në duel, sepse kemi një marrëveshje, sepse kemi shumë gjëra që duhet të diskutohet, dhe të cilat duhet të ju bëhen të qarta qytetarëve deri para 30 shtatori”, tha Mickoski.

LEXO: Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë filloi fushata për referendumin

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten njoftoi se do të zhvillojnë fushatë transparente, të paanshme dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykim dhe me respektim të vullnetit të qytetarëve. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së e cila e ka njoftuar Xhaferin se nuk do të merr pjesë në fushatë dhe ka kërkuar që mjetet të harxhohen për qëllime tjera. Kuvendi do të blejë hapësirë në disa nga 65 mediat të cilat me 10 gusht dorëzuan çmim te Komisioni Shtetëror Zgjedhor për referendumin.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

LEXO: Ves Miçel të enjten do të vijë për vizitë në Shkup që të jep përkrahje
LEXO: ASHAM debat shkencor për Marrëveshjen e Prespës
LEXO: Stoltenberg: Maqedonia dhe Greqia të ratifikojnë Marrveshjen
LEXO: Kocijançiq: Votimi i qytetarëve në referendum të bëhet pa ndërhyrje nga jashtë
LEXO: Me gazeta, video-spote, debate, takime – OJQ-të do t’i informojnë qytetarët

Ahmeti prej Tetovës ftoi VMRO-DPMNE-në që të marrë pjesë në fushatën e referendumit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button