Zhgënjen Shkëndija

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Portadown-it mbaroi pa gola me rezultat 0-0. Shkëndija zhgënjen me një lojë pa fryte edhe pse ata nga minuta e parë dominonin ndeshjen, përsëri nuk ishin aq të rezikshëm në sulmet e realizuara.

Shumë raste të shpërdoruara, duke filluar nga Ejupi, Neziri, Emini, Elmazovski etj. Ejupi kishte mundësitë më të mira por ai përsëri nuk arriti të shënojë, kjo solli që edhe të ketë reagime nga ana e publikut që ishin prezent.

Kundërshtarët e ardhur nga Irlanda e Veriut edhe pse ishin thuajse amator por ata dinin për çka kishin ardhur dhe gjatë gjithë lojës ishin në mbrojtje, si përfund morën atë për çka erdhën, megjithatë edhe ata kishin dy raste për të shënuar nga të cilat njëra ishte shumë e rezikshme.

Ishte tepër nxehtë, me një kundërshtarë që vazhdimisht mbroheshte dihet se është e vështirë të shënohet mirëpo kjo aspak nuk e arsyeton këtë Shkëndijë që na zhgënjeu, kundërshtarët prap se prap ishin thuajse amatorë. Kjo Shkëndijë ka humbur shkëlqimin që kishte, kjo Shkëndijë nuk ishte e pregatitur as fizikisht, na duhet punë dhe lojtarë cilësorë. /portalb/shkendijakampion/

Lajme të ngjashme

Back to top button