Kryeministri grek, Cipras: Marrëveshja e Prespës mund të jetë model për të tjerët

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian i theksoi sukseset diplomatike të qeverisë së tij në rajon, duke e quajtur Marrëveshjen e Prespës  “kulmin e përpjekjeve”.

“Me kryeministrin e IJRM-së Zaev, arritëm të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët pa përdorimin e forcës,  përmes diplomacisë dhe dialogut. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajonin tonë”, deklaroi Cipras para eurodeputetëve.

Marrëveshjen e Prespës dhe “lidershipin e Ciprasit dhe Zaevit” e përshëndeti edhe Komisioni Evropian përmes eurokomisarit përgjegjës për Euron, Valdis Dombrovskis, i cili tha se duke zgjidhur këtë mosmarrëveshje të gjatë “ata paraqesin një shembull për rajonin dhe për botën e gjerë”.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button