Ndëshkimi i Serena Williams në finale, vijojnë debatet në botën e tenisit

Serena Williams mori mbështetjen e Shoqatës së Tenisit për Femra, pas sjelljes së saj në fushë të shtunën gjatë ndeshjes finale ku ajo humbi trofenë US Open ndaj japonezes Naomi Osakas.

Shoqata thotë se gjyqtari nuk u tregua tolerant sa duhet me Williams për shkak se ajo është grua. Williams humbi pasi mori dënime të shumëfishta nga arbitri i ndeshjes Carlos Ramos – duke përfshirë një pikë dënimi për thyerjen e raketës, dhe pastaj një tjetër ndëshkim pasi debatoi me gjyqtarin, duke e quajtur “gënjeshtar”, transmeton TCH.

Shefi ekzekutiv i Shoqatës së Tenisit për Femrat, Steve Simon, tha sot se gjyqtari tregoi një nivel të ndryshëm tolerance ndaj Serena Williams për shkak se ajo ishte një grua.

36-vjeçares iu dha fillimisht vërejtje për një shkelje të kodit gjatë finales në Flushing Meadows të Nju Jorkut, pasi gjyqtari mori në konsideratë një gjest të bërë ndaj saj nga trajneri Patrick Mouratoglou.

Kampionia 23 herë e titullit grand slam u dënua më pas me një pikë pasi hodhi në tokë raketën e tenisit gjatë setit të dytë kundër Osakas duke e filluar lojën 15 me 0 dhe Williams protestoi e zemëruar.

Williams dhe Ramos u përfshinë më pas në një shkëmbim në setin e dytë me amerikanen që e quajti atë “gënjeshtar” – një vërejtje që rezultoi në disavantazhin e saj gjatë gjithë lojës.

Williams më pas refuzoi të dilte fushë, duke e quajtur Ramos “seksist” dhe kërkoi një ndërhyrje nga arbitri para se të luante.

Osaka – 20 vjeç – fitoi setet 6-2 6-4 duke u bërë tenistja e parë japoneze që fiton çmimin e madh.

Zhurma e tifozëve të zemëruar mbizotëroi ceremoninë e trofesë me Osakan që dukej e mërzitur para se Williams bëri thirrje për qetësi dhe e uroi kundërshtaren e saj për fitoren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button