Dimitrov-Miçel: SHBA jep përkrahje për referendum të suksesshëm dhe implementim të marrëveshjes me Greqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrovsot u takua me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Ves Miçel, i cili qëndron në Shkup për vizitë zyrtare. Në takim është diskutuar për perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe për gjendjen aktuale politike në vend dhe në rajon, transmeton Portalb.mk.

Ministri Dimitrov e ceku rëndësinë e përkrahjes së SHBA-ve për integrimin e Republikës së Maqedonisë dhe bashkëpunimin bazuar në partneritet strategjik.

“Anëtarësimi ynë i merituar në Aleancë do të kontribuoje në ndërtimin e shtetit me prosperitet dhe më të sigurt, që do të ketë rëndësi të madhe edhe për rajonin”, tha Dimitrov.

Ndërsa, Ves Miçel e riafirmoj përkrahjen e fortë nga SHBA-të për anëtarësim gjysmë të plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. Ai i përshëndeti përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për këtë rrugë, veçanërisht për politikën konstruktive me fqinjët, si dhe arritjen e marrëveshjes për kontestin rreth emrit të Maqedonisë. Në këtë kontekst, ai i përsëriti pritjet për referendum të suksesshëm dhe implementimin e marrëveshjes me Greqinë me qëllim të përfundimit të procesit për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Miçel sot në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe me përfaqësues tjerë të lartë për përkrahje të Marrëveshjes së Emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe për përkrahje të referendumit me 30 shtator.

Pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, do të ketë edhe konferencë për media në orën 18:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button