“Fadil Vokrri” solli fat, gjithçka nga ndeshja e sotme Kosovë – Ishujt Faroe (VIDEO)

“Dardanët” shënuan fitore prej 2 me 0 sonte ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve, dhe bëhet lider i grupit, transmeton Koha.net.

Në minutën e nëntë tifozët e Kosovës “Dardanët” në minutën e nëntë kanë shpalosur një baner me imazhin e Fadil Vokrrit, dhe me mbishkrimin “Heroi Ynë”, me ç’rast edhe u brohorit emri i Vokrrit.

E goli i parë gjithashtu iu dedikua Vokrrit. Ishte Arbër Zeneli që shënoi golin e parë të Kosovës në minutën e 50, dhe bashkë me futbollistët e tjerë festuan në nderim të ish-presidentit të FFK-së.

Kosova e dyfishoi epërsinë pas pesë minutave përmes Atdhe Nuhiut që shënoi nga një asistim i Rrahmanit.


Kosova dyfishon epërsinë

Kosova ka shënuar edhe golin e dytë në sfidën ndaj Ishujve Faroe.

Pas Zenelit shënoi edhe Atdhe Nuhiu, në minutën e 55.

Zeneli me supergol kalon Kosovën në epërsi

21:54 – Arbër Zeneli ka shënuar një supergol për t’i dhënë epërsinë Kosovës ndaj Ishujve Faroe.

Ai realizoi në minutën e 50.

Ky gol iu kushtua ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe

Ka përfunduar pjesa e parë në “Fadil Vokrri” ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” ishin më të mirë në këtë pjesëlojë, megjithatë nuk arritën të krijojnë ndonjë rast të mirë shënimi, transmeton Koha.net.

Kosova pati topin në këmbët e veta 68 për qind të kohës.


Dardanët nderojnë Fadil Vokrrin, shpalosin banerin “Heroi Ynë”

21:04 – Në minutën e nëntë të gjithë tifozët janë çuar në këmbë dhe kanë shpalosur një baner dedim për Fadil Vokrrin.

Në banes është shfaqur fotografia e ish-presidentit të FFK-së si dhe mbishkrimi “heroi ynë”, transmeton Koha.net.

Në minutën e nëntë “Dardanët” kanë shpalosur banerin për shkak se ai barte numrin nëntë në fanellë sa ishte futbollistë aktiv.

Ata gjithashtu kanë thirrur edhe emrin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button