Instagrami lehtëson komentet me “emoji”

Instagrami ka shtuar një rrugë të shkurtër në aplikacionin e tij, duke vendosur “emoji”-t më të përdorura mbi tastierën tuaj kur fillon të komentosh një postim.

Tipari i ri u shfaq të enjten, por ka qenë në testime publike që nga maji, si në Android ashtu edhe në iOS.

Shiriti i ri me “emoji” nuk do të shfaqet në zona të tjera ku përdoret tastiera, si reagimi ndaj një historie ose titullimi i postimeve tuaja. Por duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që komentojnë me emoji, kjo duhet të ndihmojë në shkurtimin e kohës që duhet për të postuar një koment, njofton TCH.

Shkurtesat e reja të personalizuara të “emoji” janë tani në dispozicion në përditësimin e fundit të Instagram në Android dhe iOS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button