Skoci-Shqipëri, fati dhe arbitri na mban në lojë në pjesën e parë (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë Skoci-Shqipëri, me vendasit tepër kërkues, por pa mundur të gjejnë dot golin në këtë 45 minutësh.

Panucci hodhi në fushën e lojës një formacion me detyra mbrojtëse dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me Shqipërinë që më shumë mendoi për të mos pësuar se sa të shihte nga porta kundërshtare, njofton TCH.

Në mesin e pjesës së parë, skocezët patën një mundësi të artë për të shënuar, por sulmuesi i tyre, i gjendur vetëm pak metra nga porta, goditi shtyllën.

Në fundin e pjesës së parë, Skocia arriti të shënojë, por goli u anulua me të drejtë nga anësori.

Skocia: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.

Shqipëria: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button