FOTO LAJM: Deponi mbeturinash edhe para shkollës “Kirili dhe Metodi” – Tetovë

Në redaksinë e Portalb.mk vazhdon denoncimi në lidhje me keqmenaxhimin e mbeturinave të komunave shqiptare. Kësaj radhe është dërguar një fotografi, e bërë sot, para shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë.

Mosmenaxhimi adekuat i mbeturinave ka qenë ndër temat kryesore që e ka karakterizuar komunën e Tetovës gjatë verë. Vazhdimisht janë parë kontejnerë mbeturinash të stërmbushura. Për këtë, kohë më parë nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK Tetova), deklaruan se koshat për mbeturina pastrohet dy herë në ditë, ndërsa fotot që prezantohen nga individë të ndryshëm janë të bëra në orët e pas ditës ose para mesnatës para se të pastrohen dhe është normale që të njëjtat të jenë të plotë.

Mbeturina para shkollës fillore "Kirili dhe Metodi" - Tetovë
Mbeturina para shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” – Tetovë

LEXO: “Tetova evropiane” e papastër, Ceka: I fotografojnë koshat e plehrave pak para se t’i mbledhim mbeturinat (FOTO)
LEXO: Tetova assesi të “lirohet” nga mbeturinat, edhe pika për ngarkim-shkarkim shndërrohet në deponi të egër (FOTO)

Stërmbushja e kontejnerëve dhe mosmenaxhimi adekuat me mbeturinat, shpesh herë ka bërë që kuadër të hapësirës së komunës së Tetovës të krijohen deponi.

LEXO: Tetovarët edhe këtë verë nuk do të shohin lumin e pastruar i cili mbytet në mbeturina
LEXO: Mbrapa objektit të Komunës së Tetovës, shumica e mbeturinave janë pastruar (FOTO)
LEXO: Mbeturina dhe kaos me vetura, mbrapa objektit të Komunës së Tetovës (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button