Detaji që s’kemi vënë re kurrë te veshjet e Mbretëreshës!

Kur vjen puna për t’u veshur Mbretëresha duket se është me e mira në këtë punë! Ndonëse ajo mund të ketë dikë që e ndihmon dhe i kuron imazhin sigurisht që zgjedhjet e saj në veshje janë pikante dhe karakteristike. Mbretëresha Elizabeth nuk ka frikë të jetë e guximshme dhe unike me përdorimin që i bën modës, duke qenë se koleksioni i saj i veshjeve ngjan me një ylber, shkruan Bordo.al. 

Ajo madje, ia lejon vetes veshjet dhe kapelen ngjyrë portokalli, pavarësisht faktit se Meghan dhe Kate e shmangin këtë ngjyrë duke qenë se konsiderohen si e pahijshme.

Por ndonëse kemi vënë re se Mbretëresha preferon të kombinojnë ngjyrat e veshjeve dhe të aksesorëve, na kishte shpëtuar nga sytë kombinimi që ajo bënë me cadrat. Nuk kishim vënë re se në çdo dalje të saj në ditët me shi, çadra duhet dhe është në të njëjtën ngjyrë me pallton apo veshjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button