Vandalizohet xhamia në Gjermani

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar Xhaminë Selimiye të Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare (DİTİB) në qytezën Nordenham në Saksoninë e Poshtme në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të policisë në Delmenhorst, në muret e xhamisë janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë dhe janë hedhur produkte të ndryshme të përgatitura nga mishi i derrit.

Policia ka nisur hetim në lidhje me rastin, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, Idris Aksüt, anëtar i këshillit të xhamisë, në një prononcim për gazetarët tha se mbrëmë nuk kanë vërejtur asgjë të pazakontë pas faljes së namazit të jacisë dhe se sulmi ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.

“Në muret e xhamisë, të cilët i kemi lyer dhe riparuar, persona të panjohur kanë shkruar mbishkrime të shëmtuara dhe janë hedhur copa salsiçesh dhe mishit të bluar të bëra nga mishi i derrit”, tha Aksüt.

Aksüt e dënoi sulmin, duke njoftuar se pamjet nga kamerat e sigurisë i janë dorëzuar policisë, ndërsa kërkoi që rasti të zbardhet sa më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button