SHBA-ja e mbyll misionin palestinez në Uashington

SHBA-ja e ka informuar udhëheqësinë palestineze  për vendimin ta mbyllin misionin palestinez në Uashington, kumtoi sot përfaqësuesi i lartë  palestinez Saeb Erakat, i cili e dënoi “eskalimin e rrezikshëm” të masave hakmarrëse amerikane.

Ai është vendimi i fundit i serisë së masave të ndërmarra nga ana e administratës së presidentit Donald Tramp kundër udhëheqësisë palestineze, e cila i ka ngrirë marrëdhëniet me personat zyrtarë amerikanë prejse SHBA-ja në dhjetor të vitit 2017 e pranoi Jerusalemin  për kryeqytet të Izraelit.

“Zyrtari amerikan na njoftoi për vendimin për mbyllje të misionit palestinez në SHBA”, deklaroi njeriu i dytë në Organizatën për lirimin e palestinezëve (PLO).

“Bëhet fjalë për lustrim të ri të politikës ndëshkuese të cilën e shfrytëzon administrata e Trampit kundër popullit palestinez, me të cilën tashmë është shkurtuar ndihma financiare për aktivitete humanitare, duke përfshirë edhe sektorët e shëndetësisë dhe arsimit”, tha ai.

“Ky eskalim i rrezikshëm qartë tregon se SHBA-ja mundohet  ta shkatërrojë sistemin ndërkombëtar që t’i mbulojnë krimet izraelite”, shtoi Erakat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button